Oops! Iliri i dhuron një puthje, shihni reagimin e Monikës (Video)

Oops! Iliri i dhuron një puthje, shihni reagimin e Monikës (Video)

January 13, 2022 0

Monika, Iliri, Arbri dhe Arjola ishin në dhomën e ndjënjes duke biseduar, kur ndodhi surpriza.

Gjatë kohës që Monika nisi të flasë për teatrin dhe pasionin e saj, Iliri i afrohet dhe i dhuron një puthje në faqe.

Monika habitet nga ky veprim duke e pyetur:

“Çfarë ishte kjo?”

“Është një puthje që nuk është asnjë lloj gjëje, thjesht një puthje. Kisha nevojë të ta jepja.”-është përgjigjur balerini që ka surpriuar me veprimin e tij.

“Thjesht një puthje? Do me thënë që lufta jonë vazhdon”-shtoi aktorja.

“Sigurisht”-ka përfunduar Iliri i buzëqeshur.

Marrëdhënia e dyshes ka nisur në fillimin e rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP Albania” me një afrimitet shumë të madh, por debatet kanë filluar që me zinxhirin e nominimeve ku Monika nuk e shpëtoi mikun e saj.

Në “PRIME”-n e ditës së martë, u trajtua njëra nga kto konfliktet që nxiti edhe më shumë keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet e dyshes.

revista.one/