Organizoi protestën për rastin e 11-vjeçares, nga ana tjetër Fifi mbështet publikisht Gjikon, i akuzuar për abuzim me të mitura 

Organizoi protestën për rastin e 11-vjeçares, nga ana tjetër Fifi mbështet publikisht Gjikon, i akuzuar për abuzim me të mitura 

September 2, 2022 0

Këngëtarja Fifi deklaroi se organizoi protestën kundër përdhunimeve në Tiranë në 31 gusht, madje u përplas me një aktiviste duke thënë se e kishte thirrur ajo.

Por nga ana tjetër, dy ditë pas protestës, këngëtarja ka mbështetur publikisht Gjikon (Asdren Gjikolli) i cili prej muajsh akuzohet për përdhunimin e një të miture. Ky i fundit iu përgjigj sot kritikave me një status ku shkruan se nuk do të flasë për këtë rast dhe se për këtë do të flasë gjykata. Më tej ai hedh poshtë përsëri akuzat duke shkruar se nuk ka dhunuar dhe as droguar askënd, teksa falendëron mbështetëtsit e tij. “E sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka dert. Më nuk foli për këtë rast por pres me fol gjykata. Të gjithë ju që po më paragjykoni, po më thoni pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E faturën ata kanë me e la me ligj. E kam cekur edhe një herë që nuk e kam dhunuar e as droguar askënd e aq ma pak një të mitur. Një burrë i vërtetë flet një herë edhe nuk ka nevojë të gënjej. Për mu si të gënjesh si të dhunosh, e njëjta marre është. Falënderoj të gjithë ata që nuk janë duke më paragjykuar dhe po më mbështesin çdo ditë. Drejtësia ka me fol”, tha ndër tjera reperi.

Ky status është ripostuar edhe nga Fifi. E kuptojmë që ajo do të mbështesë kolegun e saj, por në fund të ditës Gjykata ende nuk ka folur dhe reperi mbetet i “akuzuar”. Për më tepër mbështetja duhet t’i shkojë viktimës.

Ndërkohë, ndjekësit në rrjetet sociale reaguan masivisht për faktin që personazhet publike u shfaqën të revoltuar dhe madje të përlotur për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, por heshtën kur Butrint Imeri tregoi një rast abuzimi seksual në televizion dhe po ashtu heshtën ndaj akuzave që rëndojnë mbi Gjikon.

revista.one/