Orinda Huta dhe Turjan Hysko bëhen prindër, vajzës i zgjedhin një emër të rrallë

Orinda Huta dhe Turjan Hysko bëhen prindër, vajzës i zgjedhin një emër të rrallë

July 15, 2021 0

Orinda Huta dhe Turjan Hysko, u bënë sot prindër për herë të parë. Çifti u lumturua me një vajzë, të cilës ia kanë vënë ermin Atara.

Emri Atara është i njohur në fenë e krishterë dhe besohet se rrjedh nga hebraishtja. Ky emër do të thotë “kurorë”.

Turi menjëherë ka ndarë në Instagram një foto ku shfaqet shumë i lumtur, teksa mban në krahë të voglën.

“Atara lëre TikTok-un, vrap gjumë tani!“, shkroi Turi.

Ndërsa në krah të kësaj fotoje, Turi shënoi “Po flenë gocat”. Pak ditë më parë, Orinda bëri blerjet e para për Atarën. Gjithashtu ajo zbuloi pamjet nga dhoma e vogëlushes, që është me ngjyra minimaliste dhe me piktura në formë reje.

revista.one/