(VIDEO) Sondazhi: Grekët mendojnë se shqiptarët nuk janë të ndershëm, por mbeten punëtorë dhe familjarë!

July 15, 2021 0

Konfliktet këto 31 vite demokraci janë zbutur pas marrëdhënies jo të mirë në kohën e Komunizmit, mirëpo “gërricja” ka vite që ka filluar, dhe jo pas viteve 1990. Janë plot 6831 shtëpi të djegura nga grekët në 190 fshatra të Jugut të Shqipërisë në vitet 1913-1914. 

Mirëpo të lëmë pas historinë dhe të fokusohemi te një sondazh i realizuar nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, mbi perceptimin e qytetarëve të dy vendeve për marrëdhënien midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sondazhi është organizuar me 2328 qytetarë ngda Shqipëria dhe Greqia. 

Shqiptarët dhe grekët nuk e shohin njeri-tjetrin si kërcënim, madje shumica e shqiptarëve nuk shohin asnjë shtet si kërcënim. Nga ana tjetër, grekët e shohin veten e tyre të kërcënuar nga Turqia. Shqiptarët konsiderojnë si miq të mirë SHBA dhe Gjermaninë, ndërsa grekët Francën dhe BE në tërësi. Shqiptarët kanë mendim pozitiv për Kosovën, Italinë dhe Turqinë, ndërsa grekët për Francën, Izrael dhe Serbinë. 

Shqiptarët kanë mendim më të mirë për grekët se sa kanë grekët për shqiptarët. Problemi më i madh i shqiptarëve lidhur me grekët duket të jetë ndarja e zonave detare dhe çështja Çame, ndërsa për grekët këto dy çështje nuk kanë shumë rëndësi.

Konfliktet mes grekëve dhe shqiptarëve këto 31 vite demokraci janë zbutur pas marrëdhënies jo të mirë në kohën e Komunizmit, mirëpo “gërricja” ka vite që ka filluar, dhe jo pas viteve 1990. Janë plot 6831 shtëpi të djegura nga grekët në 190 fshatra të Jugut të Shqipërisë në vitet 1913-1914. 

revista.one/