Oriola Marashi pozon serioze në krah të një partneri

Oriola Marashi pozon serioze në krah të një partneri

September 3, 2021 0

Supermodelja shqiptare Oriola Marashi këto ditë ka qenë e angazhuar në realizimin e një fotosesioni të ri për markën “Guess”. Ajo ka kohë që është bërë pjesë e shtëpisë së njohur të modës.

Këtë herë Oriolën e shohim shumë më ndryshe se që jemi mësuar, me një pamje të re, flokë të shkurta dhe stil klasik në veshje, teksa pozon pranë një mashkulli.

Modelja njoftoj përmes një postimi në Instagram se “Guess” ka sjellë një fushatë të re të linjës “Marciano”.

E veshur me një fustan të zi për trupi dhe syze dielli po ashtu të zeza, Oriola shoqërohet nga një model mashkull, i cili gjithashtu kishte të veshur një kostum elegant.

“Momenti më krenar në jetën time”, ka shkruar Oriola në mbishkrimin e imazheve që ka hedhur në llogarinë e saj në Instagram.

Ndërkohë, Oriola ka më shumë se 600 mijë ndjekës në Instagram.

revista.one/