“Pagoi 2.5 mln lekë për ta bërë Tinën nuse”-E dashura 18-vjeçare e pranishme në vrasje, rrëfimi i babait të Martin Çeços me lot në sy

“Pagoi 2.5 mln lekë për ta bërë Tinën nuse”-E dashura 18-vjeçare e pranishme në vrasje, rrëfimi i babait të Martin Çeços me lot në sy

October 15, 2022 0

Një ditë pas arrestimit të 18-vjeçars, Martina Pajollarit, e cila dyshohet si bashkëpunëtore në vrasjen e të riut Martin Çeço, së bashku me tre të arrestuarit e tjerë, babai i viktimës ka zbardhur detaje nga nata e krimit.

Nevzat Çeço ka treguar se djali i tij kishte kërkuar për nuse Tina Pajollarin përmes kunatit të saj, Xhoni Podkës (ish-burri i motrës), por vajza e kishte refuzuar.

Sipas tij, Martin Çeço i kishte paguar shkesit 2.5 milion lekë të vjetra për ti mbushur mendjen 18-vjeçares që të martoheshin së bashku.

“Djali i ka dhënë 2,5 milionë lekë të vjetra Xhonit, ish kunatit të Tina Pajollarit. Ai më tha: Babi Xhoni nuk po më flet, më bëri bllok në celular”.

Ia dha paratë, ia mori lekët. Edhe këtij fshatarit tonë 500 mijë. Lekët i ka paguar djali që Xhoni të hynte për mblesëri”, tha ai.

Ndërsa natën e krimit, kjo e fundit e kishte telefonuar duke i thënë që të mos e telefononte me pretenksin që të mos e merrnin vesh prindërit e saj për njohjen mes tyre.

Babai i viktimës, i cili dëgjoi telefonatën mes tyre, tha se Tina Pajollari i kishte thënë se do e telefontete vetë të nesërmen në orën 10:00, por pas përfundimit të bisedës mes tyre Martinin e ka marrë një numër i panjohur, i cili e ka kërcënyar.

“Do t’i këpus buzët”, i ka thënë telefonuesi, sipas babait.

Në gjendje të rënduar psikologjike, Martini i tha të atit “jeta ime mbaron këtu”. Pas kësaj Martini i shqetësuar ka dalë nga shtëpia më shapkat që gjeti tek shkallët e shtëpisë.

Babai e ka kërkuar gjithë natën duke pasur frikë se mos Martini kishte varur veten dhe më pas ai ka kërkuar edhe tek rezervuari i fshatit por s’ka vënë re asgjë të dyshimtë.

Nevzat Çeço akuzon Tina Pajollarin si shkaktaren kryesore të vrasjes së djalit ndërsa pohon se tre personat e tjerë të arrestuar nga policia nuk i njihte.

Ai pohoi 18-vjeçarja i dërgonte Martinit foto të një varri me lule por ai nuk e kuptoi mesazhin e fotografive që i dërgonte Tina.