Paguhet 10 mijë euro për një koncert? Armaldo flet troç: Marr aq sa…

Paguhet 10 mijë euro për një koncert? Armaldo flet troç: Marr aq sa…

May 27, 2023 0

Armaldo Kllogjeri i ftuar mbrëmjen e djeshme tek emisioni “Më lër të flas”, është pyetur se sa paguhet në koncertet që ai bën.

Maestro ka refuzuar të tregojë një shifër konkrete, por i premton Romeo Veshajt, se kur të shkojë në koncertin e radhës do i tregojë sa do paguhet. I pyetur nëse merr për një koncert 10 mijë euro, ai e mohon një gjë të tillë.

Romeo Veshaj: Maestro pagesa që t’i merr për një koncert është 10 mijë euro?

Armaldo Kllogjeri: Joo!

Romeo Veshaj: Jo more mos e dhëntë Zoti!

Armaldo Kllogjeri: Po joo!

Romeo Veshaj: Sa merr?

Armaldo Kllogjeri: Unë marr aq sa është tregu.

Romeo Veshaj: Po le sa është tregu, se tregu është 10, 15 dhe 20.

Armaldo Kllogjeri: Shiko kur të bëj koncertin e radhës do të të them, do të të marr në telefon.

Romeo Veshaj: Më thuaj se i bën dhe promovim vetes mo. Armaldon ju mund ta merrni vetëm për…?

Armaldo Kllogjeri: Vetëm për gëzime familjare, koncerte, për të gjitha.