Pak para vrasjes, Saimir Hoxha i veshur civil digjte hashashin në Ishull-Lezhë

Pak para vrasjes, Saimir Hoxha i veshur civil digjte hashashin në Ishull-Lezhë

September 30, 2021 0

Kjo është foto e oficerit të Policisë, Saimir Hoxha, pak minuta para vrasjes së tij, teksa po asgjësonin hashashin e kapur.

I veshur me bluzë rozë dhe civil, Hoxha shihet duke djegur bimë hashashi së bashku me një kolegun e tij, pas operacionit policor.

Në këtë operacion u gjeten bimë të mbjella në një miniparcelë në vendin e quajtur Ishull-Lezhë.

Ndërkohë, pak minuta më vonë nga operacioni, efektivi Saimir Hoxha do të vritet nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Hoxha ka ndaluar makinën ku ishte Rama së bashku me dy shokët e tij dhe ka kërkuar kontrollin e dokumenteve të tyre, por i riu Rama nuk ka pranuar dhe më pas e ka qëlluar me armë, duke e lënë të vdekur.

Ai më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me makinë dhe u deshësh 5 orë operacion policor që ai të kapej, pasi plagosi veten në kokë.

I riu Aldi Rama vdiq mëngjesin e sotme, pasi nuk mund t’i mbijetonte plagës së marrë, ndërsa për efektin hoxha u kryen homazhe në Pallatin e Kongreseve.

revista.one/