Muma dhe Elinel sjellin këngën e re “Për tradhtinë”

Muma dhe Elinel sjellin këngën e re “Për tradhtinë”

September 30, 2021 0

Kantautori Endrit Mumajesi, i njohur si Muma, ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me reperin nga Kosova, Elinel.

“Për tradhtinë” titullohet kënga e tyre e re, e cila është RnB dhe hip-hop.

Muzika është realizuar nga producenti Cricket, gjersa tekstin e këngës e kanë shkruar secili në pjesën e tyre interpretuese.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin mbizotëron atmosfera e freskët vjeshtore e stinës përkatëse në të cilën ndodhemi.

Ana vizuale i është besuar produksionit Smart Motion.

Ky është bashkëpunimi i parë mes tyre dhe nga komentet e para duket se kënga e përbashkët është pritur mirë nga publiku.

revista.one/