Pamjet nga dasma e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës, unazë më diamant për kurorëzimin

Pamjet nga dasma e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës, unazë më diamant për kurorëzimin

July 13, 2021 0

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha mbrëmjen e djeshme kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre 17-vjeçare. Çifti kanë bashkë një vajzë, Herën, por vendosën vetëm tani për një ceremoni private ku mblodhën të afërmit dhe miqtë e ngushtë. Binte në sy unaza e shtrenjtë me diamant, që Ermali i kishte vënë në gisht Rezartës.

Rezarta e dha lajmin pak ditë më parë, duke zbuluar se data e madhe do të ishte 12 korriku i këtij viti. Ceremonia është mbajtur dje dhe këngëtarja ka ndarë disa momente në profilin e saj në Instagram.

Në një prej postimeve shfaqet Ermali me të ëmën. Këtë video Rezarta e ka mbishkruar me fjalët:

“Një princ rritet nga një mbretëreshë.”

revista.one/