Pandemia rikthehet me vdekje: 2 nga Vlora, njëri vetëm 44 vjeç
August 14, 2021Ministria e Shëndetësisë sapo njoftoi se 24 orët e fundit janë kryer 5,252 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 410 qytetarë, ndërsa humbën jetën dy persona, raporton Revista.one.
Rastet e reja janë konstatuar në këto bashki: 149 raste në Tiranë, 50 raste në Shkodër, 29 raste në Fier, 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.
Aktualisht janë 2,453 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Vlora. Një burrë në moshën 76 vjeç ka vdekur, por sakaq ka humbur jetën edhe një burrë vetëm 44 vjeç.
Janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,634 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 410
Të shëruar në 24 orë 46
Të shtruar në spitale 39
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5,252
Testime totale 952,866
Raste pozitive 135,550
Raste të shëruara 130,634
Raste Aktive 2,453
Humbje jete 2,463
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 910
Shkodër 343
Fier 252
Vlorë 230
Elbasan 168
Lezhë 139
Durrës 131
Berat 75
Gjirokastër 73
Korçë 54
Kukës 48
Dibër 30
revista.one/