(VIDEO) Para ndeshjes me Pejën, sulmohet autobusi i KB Prishtinës

(VIDEO) Para ndeshjes me Pejën, sulmohet autobusi i KB Prishtinës

February 9, 2022 0

Autobusi i KB Prishtina është sulmuar sonte në Pejë.

Autobusi i klubit të basketbollit Prishtina (meshkujt), është thyer në orët e mbrëmjes së sotme në Pejë, ka bërë të ditur drejtori i klubit, Edmond Azemi.

Sulmi mbi autobusin ka ndodhur me të mbërritur para palestrës në Pejë, ku po mbahet turneu final i Kupës së basketbollit.

Pas sulmit, pati edhe përleshje mes tifozëve dhe zyrtarëve të klubit. Videot nga ky incident janë publikuar në rrjetet sociale.

Burime për mediat e Kosovës kanë thënë se incidenti ka ndodhur pas ndeshjes Trepça- Rahoveci dhe para ndeshjes Peja-Prishtina. Kjo është video që tregon pamjet në momentin e sulmit.

Por, ende nuk dihet se cilët tifozë e kanë sulmuar autobusin e Prishtinës. Nga sulmit, një zyrtar i KB Prishtina ka pësuar lëndime. Peja është mikpritëse e “Final 8” në Kupën e Kosovës në basketboll qe ka nisur sot dhe vazhdon deri të dielën. revista.one/