Parashikimi i motit: Do ketë rënie të temperaturave, priten reshje shiu

Parashikimi i motit: Do ketë rënie të temperaturave, priten reshje shiu

July 16, 2021 0

Ditën e premte (sot) moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare. Përgjatë relieveve malore do ketë reshje të izoluara shiu në orët e mesditës. 

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi  me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Në fushën termike pritet një rënie e temperaturave më e ndjeshme në vlerat maksimale, shkruan Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

revista.one/