Partizani fiton ndaj Tiranës, këto janë kampionet e volejbollit

Partizani fiton ndaj Tiranës, këto janë kampionet e volejbollit

April 12, 2021 0

Partizani në volejboll për femra, pas Kupës së Shqipërisë u shpall edhe kampion.

Të kuqtë regjistrojnë titullin e 4 në historinë e klubit. Vajzat dominuan sërish, ashtu si në Kupë, rivalet e Tiranës ndaj të cilave triumfuan 3-0. Ndeshja e sotme që i dha titullin përfundoi 3-0 me sete ((25-11, 25-17, 25-20).

Vajzat e Partizanit kanë bërë një sezon fantastik. Këto vitet e fundit duke hequr atë të 2020, ku nuk pati fitues, kanë dominuar me tre tituj radhazi.

Ndeshja u luajt në “Asllan Rusi”, pa praninë e tifozëve, për shkak të masave anti-covid. Skuadra e drejtuar nga Andi Lundra ngriti sërish trofeun e madh. /revista.one/