Pas akuzave për photoshop/ Arjola Demiri përplaset përsëri me ndjekësit: “Më keni bërë si kuçedrën e Shrekut”

Pas akuzave për photoshop/ Arjola Demiri përplaset përsëri me ndjekësit: “Më keni bërë si kuçedrën e Shrekut”

May 19, 2022 0

Aktorja Arjola Demiri vijon me debatet virtuale me ndjekësit e saj në Instgaram, të cilët e kanë akuzuar dhe kritikuar shpesh për përdorimin e photoshopit në postimet që bën.

Ish-banorja e BBV ka publikuar në Instastory, foton e një ndekësje bashkëngjitur me një status. Ajo i është kundërpërgjugjur publikisht komentit të ndjekëses, duke i këshilluar që “të merret me veten e saj.”

“Do t’i kushtoj pak kohë kësaj zonjës këtu që ia paskam shpifur!? Me një bindje befasuese na bëri i kuçdedrën e Shrekut… Thua ti se kam dalë të shes mend e bukuri. Dhe kjo zonja e indinjuar që s’më bën dot tag dhe ka frikë që nuk ja shikoj komentin fantastik, a thua se ka bërë gjetjen e vitit. Mirë kjo, po na flet në emër të popullit… E kanë lëshuar Shqipërinë të gjithë në azil po shikojnë nga e shpifura ime. Po e hiperbolizon me km larg krahasimin me fusha e male mbu bukurinë apo ku ta di unë. Ooo ku ju çon mushka, shikoni veten merruni me veten se nuk ju del koha për mua.”- shkruan Arjola.

Ndërkohë ndjekësja në komentin e saj akuzon Arjolën për përdorimin e filtrave.

“Ti moj motër mund të përdorësh dhe mamanë e filtrave, ama ne si popull të kemi shikuar gati 5 muaj çdo ditë live në tv dhe ti je male e kodra e fushat e mëdhaja të Tropojës larg asaj që nxjerr filtra. Na e shpife seriozisht. (I paske dhe tags të mbyllur dhe do na fshish komentin.)”– shkruan ndjekësja.

Më tej aktorja ka publikuar edhe një video, ku shprehet se nuk e kupton frustrimin e femrave ndaj editimit të fotove. Ajo ironizon duke iu thënë ndjeksve të saj të përdorin gjithashtu filtra, për të përmirësuar shpirtin dhe pamjen.

“Kam shumë kohë që nuk po e kuptoj frustimin e femrave ndaj editimit të fotove, se nuk e kam shpikur unë. E ka shpikur dikush tjetër që ta përdorim ne. Por pse nuk i përdorni të njejtat filtra që përdor unë përdorini edhe ju. Mos u ndjeni keq, mos u ndjeni të frustruara ndoshta ju përmirësojnë edhe shpirtin edhe pamjen. Edhe pak më pozitivë.”– shprehet Arjola.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja përplaset me ndjeksit në rrjetet sociale, pasi shpesh ndjekëset komentojnë postimet e saj.