Pas Big Brother VIP Albania, Brikena i futet muzikës – gati kënga e saj e parë

Pas Big Brother VIP Albania, Brikena i futet muzikës – gati kënga e saj e parë

June 14, 2026 0

Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania ka vendosur të provojë fatin në industrinë muzikore.

Bëhet fjalë për Brikenën, e cila duket se po zgjeron angazhimet e saj përtej ekranit televiziv. Krahas paraqitjeve të rregullta në panelin e emisionit “Top Arena”, ajo ka kaluar kohë edhe në studio muzikore, ku ka punuar për projektin e saj të parë.

Sipas informacioneve të publikuara nga Prive by Liberta Spahiu, Brikena tashmë e ka përfunduar këngën debutuese, e cila është realizuar nga Adioni, ish-konkurrent i “Ferma VIP”.

Mësohet se ish-banorja e reality show-t po e merr mjaft seriozisht këtë hap të ri në karrierë, teksa ka planifikuar që kënga të shoqërohet edhe me një videoklip.

Vetë Brikena ka zbuluar disa detaje gjatë paraqitjes së saj në programin “Të guximshmit”, ku bëri të ditur se premiera e këngës do të mbahet pikërisht në “Top Arena”.

Ky detaj ka tërhequr vëmendje të veçantë, pasi në të njëjtin emision është i pranishëm çdo natë edhe ish-partneri i saj, Mateo, me të cilin krijoi një romancë të komentuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Gjatë intervistës që Mateo Borri ishte duke i zhvilluar influenceres dhe ish-banores së BB VIP3, Erjola Doçi, kjo e fundit e ka surprizuar finalistin e BB VIP5 me një pyetje.

Ndërkohë në panelin e Top Arena ishte edhe Brikena, ish-partnerja e tij, me të cilën nisi një romance brenda shtëpisë së Big Brother.

Erjola e ka pyetur Mateon se si është ta ndash skenën me ish-të dashurën, ndërsa Mateo, i papërgatitur për këtë pyetje, u shpreh:

Ashtu siç po e sheh edhe vetë.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Mendon që ky do të jetë partneri ideal dhe i fundit për ty?

Erjola: Këtë s’e di, përndryshe do e dije edhe ti në qoftë se… nejse, se nuk po ju ngacmoj më. Edhe një pyetje.

Mateo: Nuk ka pyetje nga ty.

Erjola: Si është ta ndash skenën me ish-in?

Mateo: Ashtu siç po e sheh edhe vetë.

revista.one/