Pas dhunës në familje, 22-vjeçarja tenton të vrasë veten me thikë, arrestohet bashkëshorti nga Maliqi

Pas dhunës në familje, 22-vjeçarja tenton të vrasë veten me thikë, arrestohet bashkëshorti nga Maliqi

November 21, 2021 0

Një 34-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Maliq pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas tentoi të vetëvritej.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Orman, Maliq.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ky 34 vjeçari i identifikuar me inicialet E.R., në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. R., 22 vjeçe, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Policia bëri arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit E. R., 34 vjeç, banues në këtë fshat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

revista.one/