Pas Malit të Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tërhiqen nga pjesëmarrja në Eurovizion: Do kursejmë për…

Pas Malit të Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tërhiqen nga pjesëmarrja në Eurovizion: Do kursejmë për…

October 15, 2022 0

Pasi transmetuesi i Malit të Zi RTCG njoftoi mungesën e tyre në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool vetëm pak orë më parë, dy transmetues të tjerë deklaruan se do të tërhiqen nga gara.
I pari është transmetuesi i Maqedonisë së Veriut MRT, i cili përmendi arsyet financiare për mungesën e tyre nga Eurovision Song Contest 2023 në deklaratën e tyre zyrtare:
“Një vendim i tillë është në interesin më të mirë të qytetarëve, duke pasur parasysh rritjen e kostove për shkak të krizës energjetike, të cilat zënë një pjesë të madhe të buxhetit të Shërbimit Publik, si dhe rritjen e tarifës së regjistrimit për pjesëmarrjen në Eurovision 2023, që deri vitin e kaluar ishte 39,143.00€ dhe vitin e ardhshëm pritet të jetë më e lartë”.
Pse u tërhoq RMV
Maqedonia e Veriut tërhiqet nga gara për Eurovision 2023. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski. Ai u shpreh se Maqedonia e Veriut për herë të parë pas pavarësisë nuk do të jetë pjesë e festivalit, ndërsa shtoi se mjetet financiare për këtë ngjarje do të përdoren për pagesën e energjisë elektrike.
“Po, ne nuk do të marrim pjesë në Eurovizion. Nuk kemi paguar tarifën e regjistrimit. Problemi më i madh është rryma dhe kostot e larta, të cilat do të dalin nga udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe. Për shkak të kësaj situate janë reduktuar të gjitha shpenzimet, kështu që edhe ato që është dashur të paguhen për pjesëmarrje në Eurosong i kemi alokuar për pagesën e energjisë elektrike”, tha Cvetkovski për mediat vendase.
Megjithatë, MRT konfirmoi se ata do të transmetojnë gjysmëfinalen dhe finalen në kanalet e tyre dhe do të përpiqen të kthehen në Eurovizion në vitin 2024. Që nga paraqitja e tyre e parë zyrtare në Eurovizion në vitin 1998, kjo është hera e parë që transmetuesi ka vendosur të tërhiqet nga gara. !
Në Eurovizionin e këtij viti, Maqedonia e Veriut u përfaqësua nga Andrea me këngën “Limits” dhe përfundoi në vendin e 11-të në gjysmëfinalen e dytë!

revista.one/