Pas ndarjes, Tuna i përkushtohet kauzave, merr pjesë në paradën e LGBT+

Pas ndarjes, Tuna i përkushtohet kauzave, merr pjesë në paradën e LGBT+

June 27, 2021 0

Artistja e njohur shqiptare, Tuna, është rikthyer dhe ditën e djeshme (e shtunë) ka qenë e pranishmë në ‘Paradën e Krenarisë’ në Shkup në mbështetje të komunitetit LGBT+.

Këtë muaj ka patur aktivitete nga më të ndryshmet nga ky komunitet, pasi muaji qershor ndryshe njihet si muaj i ndërgjegjësimit për ta. Altuna nga ana tjetër është rikthyer pas një kohe në rrjetet sociale e në koncerte, meqë bëri pauzë pasi ishte shtatzënë me fëmijën e dytë.

Ajo ka zgjedhur të rikthehet e të performojë në këtë ditë, duke treguar edhe mbështetje e solidaritet. Në imazhet që ka publikuar në Instagram, këngëtarja shihet se ka veshur një kostum me ngjyrat e ylberit që njëherësh simbolizon mbështetjen për këtë komunitet.

“Dashuria fiton”, shkruhet në të duke përcjell kështu një mesazh shumë të fortë për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë.

Tuna ndërkaq pas ndarjes nga Patrisi është zhvendosur në Shkup dhe momentalisht është një nënë beqare.