Pas përjashtimit nga Big Brother VIP, Sara flet për raportet me Meritonin

Pas përjashtimit nga Big Brother VIP, Sara flet për raportet me Meritonin

March 6, 2024 0

Sara Gjordeni u përjashtua mbrëmë nga gara e Big Brother VIP 3, si pasojë e përplasjes së saj me Françeskën, të cilën e shtyu në banjo në debat e sipër.

Pas vendimit të Vëllait të Madhe, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin. Ditët e fundit brenda shtëpisë është komentuar shumë afrimiteti mes Sarës dhe Meritonit. Disa komentues e kanë gjykuar si të tepërt këtë afrimitet, përtej shoqërisë. Kjo sepse Sara është në një lidhje dashurie me Bardhin, ndërsa Meritoni ka deklaruar se e ka mik të ngushtë këtë të fundit.

Për këtë çështje, por jo vetëm, Sara ka reaguar në InstaStory, duke thënë disa fjalë. Sara i ka quajtur si të turpshme këto aludime, ndërsa shpjegon se i ka ndenjur afër Meritonit për shkak se ai nuk ka qenë mirë nga ana shëndetësorë.

“Për Meritonin. Po shoh komente. TURP! Unë, Bardhi, Meritoni nëse nuk e keni ndjekur 24/7 ishim i vetmi grup REAL ditët e fundit në shtëpi. Madje i vendosem emër: #PaPanik @9. Meritoni ditët e fundit ka qenë mëse i sëmure, me infuzione dhe pa imunitet, përpara prime pati edhe një episod ku u ul në tokë në dush dhe mendoi se i ra të fikët. Gjithashtu, U ndje i tradhtuar nga shtëpia me situatën e rripit, ku as Ilnisa nuk i doli në krah. Të vetmit që i ndejtën pranë isha unë dhe Bardhi. Kjo shpjegon afërsine tonë. Mendjeve perverse thjesht t’ju vijë turp”, shkruan Sara.

Pas daljes nga shtëpia, ajo deklaroi në studio se ishte i duhur vendimi dhe se impulsiviteti arriti të rezistonte deri në ditën e 52.

Ndër të tjera ish-banorja deklaroi se fitues të këtij edicioni të tretë sheh Bardhin, partnerin e saj brenda shtëpisë.

Sara: Unë e di që të gjithë keni një gjë për të thënë. Por përveç konkurrentëve që janë këtu që janë eliminuar, nuk e dinë se çfarë ndodh aty brenda. Një gjë që kam thënë sot është ‘ah mor Bardh’. Sot jam këtu për tu bërë kurban në një farë mënyre.

Ledion Liço: Ore unë qaj hallin e Bardhit jo hallin tënd. Se dje tek krevati i thoje ‘s’del ti e’.

Sara: E kemi lënë që njëri do të luftonte me tjetrin. Dalja ime ishte e duhur. Arbër nuk e manipulova situatën

Arbër Hajdari: Mua ashtu mu duk manipulim. Ti e ke këtë problem, kur nuk të vjen uji aty ku do, reagon. Do të kisha dashur të kishte kontrolluar veten. Big Brotheri ka disa rregulla dhe të zënë të tjerët mend.

Sara: Ti ke bërë shumë gjëra të mira në këtë Big Brother, ke shpikur shprehjen kape prime-n.

Ori Nebiaj: Më ka bërë përshtypje fjalia jote se fytyrën time nuk e shes për lek. Por ai klip ishte tjetër gjë.

Sara: Po e vërtetë. Unë kam thënë edhe nëse futesha për herë të dytë, do futesha me gjithë të mirat. Nga sot mora një mësim, që deri në ditën e 52 do të arrija me këtë impulsivitetin tim.

Ledion Liço: Ti do e presësh Bardhin jashtë?

Sara: Po sigurisht që po, do ta pres jashtë. Nuk e di si do ta nis ditën time pa atë.

Ledion Liço: Kë shikon si fitues të Big Brother VIP?

Sara: Unë shoh Bardhin fitues dhe uroj që fituesi të vlerësohet për maturinë dhe durimin.

revista.one/