Pas puthjeve në festën e Luizit, Krist Aliaj vihet në kërkim të striptistes në Tiranë

Pas puthjeve në festën e Luizit, Krist Aliaj vihet në kërkim të striptistes në Tiranë

May 10, 2023 0

Krist Aliaj mesa duket e ka mbajtur premtimin e  bërë para disa ditësh në shtëpinë e Big Brother Vip.

Gjatë festës së beqarisë së Luzit, ai rrëmbeu vëmendjen për skenat e tij me puthje dhe përqafime me një nga balerinat që kishte ardhur enkas për ta në festë.

Mbrëmjen e djeshme, nëpërmjet një videoje postuar nga mikesha e tij Jori Dielli, ai shihet teksa hypën në makinën e klubit të natës ku punon edhe balerina.

Kujtojmë se dyshja, shkëmbyen puthje në buzë pasionante dhe kërcim sensual, ku dhe nëpërmjet videos së Jorit shihet i buzëqeshur duke hipur në makinë.