Pasi vendosi t’i përkushtohet fesë, Feros i ndodh çudia me ndjekësit

Pasi vendosi t’i përkushtohet fesë, Feros i ndodh çudia me ndjekësit

August 23, 2023 0

Një ditë më parë, Fero, lajmëroi se do largohet përfundimisht nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame. Ky lajm i papritur shokoi ndjekësit e tij dhe opinionin publik, pasi erdhi në një moment kur reperi (ish-reperi më saktë) po kalon në procedura divorci me Arbenita Ismajlin, modelen e njohur me të cilën ka një vajzë.

Mirëpo, duket se pas deklaratës së befasishme, publikut i është shtuar kurioziteti për të rejat në jetën e tij. Fero postoi sot një foto, ku tregohej se gjysmë milioni njerëz, e kishin parë në ‘instastory’.

Ndërkohë numri i ndjekësve të tij kanë kaluar shifrën e 600 mijë vetëve.

 revista.one/