Pedagogia e kantos: Seleksionimin e bën muzika live
March 17, 2021Pedagogia e kantos, Alma Strazimiri e ftuar në emisionin Ditë e Re, në RTV Ora ka folur për talentet e reja dhe rëndësinë që ka pedagogu në kultivimin e talentit.
Ajo shprehet se seleksionimin e këngëtarëve e bën muzika live dhe një këngëtar duhet të rritet me këtë lloj muzike që të kuptojë nëse ka talent apo jo.
“Unë nuk jam kundra që gjithkush të këndojë, për jam me përballjen live dhe gjithsecili duhet të rrisë veten me të. Përballja live dhe eksperienca selektojnë, të tregojnë dhe ty, nuk mund të gënjesh dikë, t’i vesh një mikrofon, ta fusësh në një aparaturë dhe ta nxjerrësh atë që nuk është.
Nuk është e drejtë sepse nuk je treguar i vërtetë me të dhe ndonjëherë të tillët marrin dhe zhgënjime në jetë, ndonjëherë e përdorin dhe si trampolinë për të shkuar diku, prandaj unë nuk dua të hyj të diskutoj, për pak a shumë dua të them që ne raport me atë produkt që duhet të nxjerrësh në skenë duhet të jesh shumë i vërtetë. Ti duhet të gjesh atë që mundesh ta bësh më mirë, nuk është e thënë që të bëhen të gjithë artistë apë këngëtarë.
Mua më pëlqejnë gjërat prej vërteti, dhe prej vërteti është kjo skena këtu, live,” tha ajo.