Për herë të parë/ Tri shqiptare në top listën e hiteve më të dëgjuara të vitit

Për herë të parë/ Tri shqiptare në top listën e hiteve më të dëgjuara të vitit

December 2, 2022 0

Billboard është vlerësuesi më i madh i hiteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani që jemi në fund të vitit, Billboard ka filluar me publikimin e top-listave zyrtare për 10 këngët më të dëgjuara të zhanreve të ndryshme.

Të enjten u prezantuan 10 këngët më të dëgjuara të vitit të zhanrit dance/eletronic.

Kësaj liste i paraprin shqiptarja Dua Lipa me këngën e saj “Cold Heart (PNAU Remix)”, në bashkëpunim me këngëtarin legjendar Elton John.

Por ajo nuk është e vetmja, pasi pjesë e top-listës janë edhe dy shqiptare të tjera: Bebe Rexha dhe Ava Max.

Ava Max ndodhet në vendin e katër me këngën “The Motto”, të cilën e ka në bashkëpunim me DJ-in e famshëm ndërkombëtar, Tiësto.

Ndërkohë, në vendin e shtatë ndodhet e renditur Bebe Rexha për hitin e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Vlen të përmendet që kjo listë është suksesi vjetor i këngëve të zhanrit ritmik dhe elektronik, por secila prej tyre ka datë të ndryshme publikimi.

Kujtojmë se këngët e Duas dhe Avas janë të publikuara që nga viti i kaluar, ajo e Bebe Rexhës ka vetëm tre muaj që është laçuar.

revista.one/