Për lidhjen me një vajzë/ E mbytën me litar dhe e hodhën në liqen, rrëfimi i motrës së Martinit

Për lidhjen me një vajzë/ E mbytën me litar dhe e hodhën në liqen, rrëfimi i motrës së Martinit

June 18, 2022 0

Familjarët e 26-vjeçarit Martin Çeço kanë folur për herë të parë, pasi u mësua se i riu ishte vrarë për shkak të lidhjes me një vajzë të mitur.

Motra e tij ka treguar se 26-vjeçari e kishte marrë ne telefon tre ditë para se të zhdukej dhe kishte qarë, duke i thënë se disa persona po e kërcënonin.

“Unë jetoj në Greqi. Vëllai më ka marrë në telefon 3 ditë para se të zhdukej. Qante dhe me thoshte që jam i mërzitur sepse më kërcënojnë disa persona. Por nuk më tregonte se më ke kishte konflikt dhe cilët ishin personat që e  kërcenonin. Ishim në dijeni të lidhjes me një vajzë, por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar që e kërcenonin disa përsona, por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte”, ka thënë ajo.

Çeço  jetonte vetëm me babanë. Ky i fundit është në gjendje të rëndë psikologjike në spitalin e Korçës.

Ndër të tjera motra është shprehur se kishte dijeni për lidhjen që vëllai i saj kishte me një vajzë, por sipas saj, nuk kishin probleme me të.

“Ishte i lidhur me një vajzë. Ishte një gocë që kishte punën në Korçë. Nuk kishte probleme të tjera.”

“Nuk e di të ketë pasur problem me vajzën” tha motra.

Martin Çeço, u gjet i pajetë dy ditë më parë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, ndërsa rezultoi se ishte vrarë dhe më pas hedhur në ujë.

Sipas hetimeve kanë qenë 3 persona, që e kanë mbytur me litar, ndërsa prej 12 qershorit Çeço ishte shpallur i zhdukur.

Në pranga për këtë ngjarje kanë rënë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, ku dy të fundit janë kushërinj. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim. Autorët e dyshuar e kanë marrë Çeçon dhe e kanë çuar në rezervuar, ku më pas e kanë vrarë me litar dhe e hodhën trupin në ujë për ta inskenuar si vetëvrasje.

Sipas burimeve vajza kishte krijuar një lidhje paralele me viktimën dhe një nga autorët.

26-vjecari kishte njohje me një vajze me të cilën komunikonte vazhdimisht. Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë. Bisedë të cilën 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë.

Në kushte të tilla sipas të njëjtave burime autorët, bisedën mes të rinjve ia kanë bërë të ditur dhe babait të viktimës, por duket se as presioni i babait se ka ndaluar 26-vjeçarin të ndërpriste bisedën me vajzën. Ajo çfarë dihet është se djali nuk kishte mbaruar as shkollën 9 vjeçare, madje nuk dinte as të shkruante as të lexonte. Sipas banorëve viktima nuk lëvizte nga fshati i tij. Ai merrej vetëm me prerje të lëndës drusore bashkë me babain. Ka qenë motra e 26-vjeçarit, e cila jeton në kryeqytet ajo që ka detyruar babain të denoncojë zhdukjen e djalit.

Mësohet gjithashtu se natën kur dyshohet se ka ndodhur ngjarja autorët e kanë nxjerrë nga shtëpia Martin Çeçon në orën 23:00. Ai ka dalë siç ka qenë i veshur në shtëpi më tuta, bluzë dhe shapka.

Ndërkohë një prej fqinjëve, Ditke Dokolli tregon se viktima dhe i ati punonin së bashku dhe nuk kishin konflikte.

“Jetonin me djersë dhe mezi nxirrnin bukën nga toka dhe shitja e druve. Martini ishte tip i mbyllur dhe nuk i binte në qafë njeriu, jemi të tronditur nga kjo që ka ndodhur”, tha ajo. revista.one/