Për operacionin e Genc Fugës, kaq para dhanë VIP-at shqiptarë!

Për operacionin e Genc Fugës, kaq para dhanë VIP-at shqiptarë!

July 31, 2023 0

Lajmi për Genc Fugën trishtoi publikun e gjerë shqiptar. Aktori i njohur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një goditje në tru.

Menjëherë, bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani ka kërkuar ndihmë nëpërmjet një llogarie në GoFundMe ku shuma e kërkuar është siguruar në kohë rekord.

Kolegë e personazhë publik kanë dhënë gjithashtu ndihmën e tyre monetare, ku nuk kanë nguruar të shfaqin edhe emrat e tyre krah shumës së dhuruar. Kjo ka bërë që edhe në këtë rast interesi publik të jetë i lartë.

Aktorja Eni Jani ka falenderuar publikisht të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht spitalin Amerikan për përkushtimin dhe preofesionalizmin ndaj bashkëshortit të saj në këto ditë të vështira për artistët.

Aktori shqiptar Genc Fuga para pak kohësh ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku shpjegoi për herë të parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Jani, aktoren me të cilën jemi njohur nëpërmjet serialit ‘Njerëz dhe Fate’.

“Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit, që presim daljen e rrogës së radhës”, u shpreh Fuga.

“Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fshehë pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. Është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji”, deklaroi aktori të vërtetën e dhimbshme e cila e lodhte deri sa e goditi dhe shëndetin e tij.

revista.one/