Përcillet “Pashai” i “Sulejmanit të madhërishëm”, i jepet lamtumira e fundit Luran Ahmetit
March 26, 2021Aktori i njohur shqiptar me prejardhje nga Shkupi, Luran Ahmeti, u nda nga jeta të enjten pasi nuk i mbijetoi virusit vdekjeprurës, COVID-19.
Të premten, atij i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e Butelit, në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Në shenjë mirënjohje për jetën dhe veprat e tij artistike, Luran Ahmetit iu dhuruan duartrokitjet nga të pranishmit, si simbol i ovacioneve të shumta që kishte marrë gjathë gjithë jetës në teatër para publikut.
Luran Ahmeti u largua nga kjo jetë, duke lënë prapa bashkëshorten, vajzën e tij gjashtëvjeçare dhe dy prindërit.
Ai u bë i njohur për publikun e gjerë në serialin “O Sa Mirë”, ku luajti rolin e profesorit të historisë, teksa ka pasur rastin të aktrojë edhe në projekte kinematografike ndërkombëtare, si filmi “Taken 2”, apo seriali “Sulltan Sulejmani i Madhërishëm”. Marrë nga Telegrafi.
/revista.one/