Përfundon votimi, Celibashi: Liderët të mos shpallin fitore pa dalë rezultati! E nxjerrim për 48 orë
April 25, 2021Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se brenda 48 orëve do të kemi rezultatin e fituesve të këtyre zgjedhjeve.
“KQZ ka marrë të gjitha masat që procesi i numërimit të përfundojë brenda 48 orësh për partitë politike dhe koalicionet dhe pasaj për kandidatët. Gjithë procesi i nxjerrjes së rezultatit do të jetë i vëzhguar i monitoruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga ndërkombëtarët. Edhe nga pikëpamja teknike do të jetë i vëzhguar. Të gjitha shifrat që do të dalin do t’u jepen subjekteve. Kodi Zgjedhor i jep të drejtën KQZ të bëjë verifikim të përmbatjes së kutive të votimit, edhe pas numerimitt. Të gjithë ata që do të jenë përgjegjësi për mospërputhjen do të kenë saksion penale. Këtë moment duhet ta përcjellim me qetësi. Duhet pak durim dhe brenda 48 orëve do të dimë se kush është fituesi i këtyre zgjedhjeve. Do të fillojmë menjëherë me procesin e numërimit.’- tha Celibashi.
Problemet
Lidhur me parregullsite qe u verejten, Celibashi u shpreh:
“Procesi iu karakterizua nga qetësia, ato shqetësime të vogla ishin të karakterit teknik. Në përgjithësi ishte një proces zgjedhor në përputhje me kodin zgjedhor. Ka qenë një tension i madh në KQZ në lidhje me procesin e identifikimi elektronik. Kjo, pasi ishte shumë i vështirë në shumë pikëpamje, por u realizua në një kohë të shkurtër. Në tërësi të procesit të votimit në 167 qendra votimi nuk u përdor pajisja e identifikimit elektronik. Ne 86 prej tyre nuk është përdorur se nuk janë paraqitur operatorët dhe në pjesën tjetër se përdorën dot. Ky projekt mund të konsiderohet me sukses të plotë. Tani që procesi i votimit ka përfunduar është moment i rëndësishmë që komisionerët ta përmbyllin me integritet punën e tyre. U bëj thirrje partive politike që procesi në vijim ta përcjellin me qetësi. Askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhe dhe duhet të vijojë numërimit për ta përcaktuar. Çdo deklarim i bërë pa nisur fare procesi i numërimit nuk i shërben qetësisë së procesit dhe sigurisë. I gjithë lidershipi politik të kuptojë se ka shumë nevojë për qetesi”, vleresoi Celibashi