Exit poll/ Sondazhi i Baton Haxhiut: PS merr 71 mandate, PD 63, LSI 6

Exit poll/ Sondazhi i Baton Haxhiut: PS merr 71 mandate, PD 63, LSI 6

April 25, 2021 0

Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.

Në nivel kombëtar rezulton se PS merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët, 43.5% për PD duke i dhënë 63 mandate ndërsa 6.9% kanë votuar për LSI duke i dhënë vetëm 6 mandate.

Vlora

Në qarkun e Vlorës rezulton se PS e ruan bastionin pasi merr 8 mandate, PD merr 4 mandate ndërsa LSI nuk merr asnjë mandat.

Vlora konsiderohet si qarku problematik pasi ka pasur reagime të ashpra nga Presidenti Ilir Meta. Ai ka thënë vazhdimisht se beteja politike do të jetë e përqenduar në qytetin e Vlorës. Aty, sipas tij ka pasur një provokim të rëndë për vjedhjen e zgjedhjeve nga Edi Rama dhe Damian Gjiknuri.

Albanian Post eshte një kompani e re mediatike qe kryen edhe sondazhe, është themeluar në Janar 2020. Ajo zotërohet dhe administrohet nga publicisti Kosovar Baton Haxhiu. Shoqëria Albanian Post është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe ushtron aktivitet në fushën e mediave elektronike, vizive, online, website dhe anketa.

/revista.one/