Përgjimet e SPAK/ Gazetari paguhej të fshihte parcelat e tyre me kanabis dhe të raportonte ato të rivalëve

Përgjimet e SPAK/ Gazetari paguhej të fshihte parcelat e tyre me kanabis dhe të raportonte ato të rivalëve

July 22, 2021 0

SPAK ka vënë nën hetim një gazetar dhe dy punonjës mediash në vend, pasi dyshohet dhe po verifikohet se kanë bashkëpunuar me pjesëtarë të grupeve kriminale.

Përgjimet e SPAK janë në kuadër të operacionit “Shpirti”, ku nën hetim janë vënë disa persona për trafik droge. Gazetari Arsen Rusta thotë se nga përgjimet është dokumentuar se gazetari në fjalë, identiteti i të cilit/ës nuk bëhet me dije, ka marrë para nga disa pjesëtarë të grupit kriminal që drejtohej nga Ilir Zaimi (Ducellari).

Nga deklarimet e dëshmitarëve të drejtësisë, por edhe përgjimet është arritur të dokumentohet marrja e një sasie të konsiderushme në euro nga gazetari për të marrë pjesë në dy emisione televizive dhe për të fshehur parcelat me canabis të mbjella nga anëtarët e arrestuar nga Antimafia e SPAK.  

Aktualisht hetimet janë duke u zhvilluar nëShqipëri për të dokukumentuar përgjegjësinë penale të gazetarit i cili nga provat e deritanishme kishte marrë përsipër lobimin mediatik për llogari të grupit drejtuar nga Ilir Zaimi (Ducellari).

Nëse akuzat dalin si të provuara, do ishte një skandal i paprecendente që një gazetar shumë i njohur ka pranuar finacime drejtpërdrejt nga banda kriminale për të çorientuar opinionin publik. ‘Zëra” të tillë kanë qarkulluar prej kohësh, por kjo është hera e parë që fillon një investigim nga organet hetuese të mbështetura në përgjime dhe në rrëfimine një bashkëpunëtori të drejtësisë

Operacioni ‘Shpirti’ 
Operacioni “Shpirti” është ende duke vijuar dhe ndjekur nga prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prençi, ndërsa pritet që në pak ditë përballë drejtësisë të jenë të tjerë persona. Sipas dëshmitarëve të drejtësisë ky grup kriminal kishte akses nga fikja e radarëve e deri tek mbyllja e proceseve. Rruga tokësore për të mos prekur askush drogën sigurohej nga ish-nëndrejtori i Vlorës, Ilirjan Balla. Në krye të këtij grupi sipas dëshmitarëve ishte Ilirjan Zaimi dhe dy ish truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Agustin Deda dhe Hekuran Marku tashmë të shpallur në kërkim. Ata dyshohet se fshihen në Spanjë, ndërsa policia shqiptare e SPAK po bashkëpunojnë me homologët e tyre për t’i arrestuar. 

Operacioni “Shpirti” është ende duke vijuar dhe ndjekur nga prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prençi, ndërsa pritet që në pak ditë përballë drejtësisë të jenë të tjerë persona. Sipas dëshmitarëve të drejtësisë ky grup kriminal kishte akses nga fikja e radarëve e deri tek mbyllja e proceseve. revista.one/