Përjashtimi i Evës ishte i planifikuar? Kristi nxjerr zbuluar produksionin

Përjashtimi i Evës ishte i planifikuar? Kristi nxjerr zbuluar produksionin

March 2, 2023 0

Largimi i Ermionës dhe Eva Alikajt nga Big Brother VIP solli edhe diskutime në shtëpi, veçanërisht ai i aktores, e cila kishte vetëm një javë që u bë pjesë e formatit. Kjo e fundit debatoi fillimisht me Kristin për kërcimin që duhet të realizonin, si detyrë e dhënë nga “Vëllai i Madh”, në kuadër të spektaklit “Dancing With the Stars Big Brother Vip.” Në një diskutim me Oltën, Kristi e pranon me gojën e tij, se atij “iu tha” që të debatonte me Evën.  Olta u tregua e shpejtë për të korrigjuar Kristin, që të mos flasë më shumë.

Diskutimi:

Kristi: Mua më vjen inat që the the që e bëra me dashje debatin.

Olta: Po, sepse mund ta ndërprisje debatin. Nuk duhet ti shkoje te krevati.

Kristi: Nuk dua të them detaje, se ti e di që disa gjëra nuk thuhen, që i themi me një kontekst tjetër. Mua mu tha që duhet të shkosh sa më shpejt te Eva, të debatosh, ta zgjidhësh këtë problem.

Olta: Jo të debatosh, ta zgjidhësh këtë problem, kujdes!

Kristi: Mos u kap te fjalët.