Përlotet Efi: Jam e zhgënjyer, s’e prisja ate sjellje nga Kiara

Përlotet Efi: Jam e zhgënjyer, s’e prisja ate sjellje nga Kiara

April 5, 2023 0

Gjatë momentit ku do të bënte nominimet, Efi nuk ka mbajtur dot më gjatë lotët. Mbrëmjen e sotme ajo ka pasur debate të ashpra me Luizin dhe Kiarën. Ajo u shpreh se nuk ka çfarë të flasë dhe se ka mbetur e zhgënjyer pasi nuk e priste atë sjellje nga Kiara. Rikthimi i në shtëpi i Kiara Titos dhe Efi Dhedhes duket se ka shërbyer për krisjen e marrëdhënies mes tyre.

Ndërkohë Kiara  akuzoi Efin se ka përdorur imazhin e saj për famë, mirëpo një gjë e tillë për ish konkurrenten e ‘Për’Puthen’, nuk është aspak e vërtetë.

Miqësia që Efi dhe Kiara krijuan brenda në shtëpi, ndryshoi totalisht kur Kiara doli jashtë shtëpisë.

Bisedat e lëna pezull jashtë, kanë qenë pikë diskutimi gjatë ditëve të fundit në shtëpi, mes Kiarës dhe Efit.

Kjo e fundit ka shprehur zhgënjim sa i përket sjelljes së Kiarës. Madje duke biseduar me Nitën, ajo u shpreh se disa njerëz, duke iu referuar Kiarës, harrojnë miqësinë për famë.

Ajo tha se pasi të dalin nga shtëpia, nuk do jetë më ajo mirënjohja që kanë qenë më parë.

Efi i  tha Nitës se kur ajo të dalë nga shtëpia do e kuptoi të gjithë situatën dhe debatin që u krijua mes tyre, edhe pse deri atëherë nuk do të ketë më vlerë.

revista.one/