Përmbytjet në Gjermani e Belgjikë, raportohet për më shumë se 60 të vdekur
July 16, 2021Më shumë se 60 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur në Gjermani e Belgjikë, dy vende që janë përfshirë nga përmbytje të mëdha, të cilat i kanë shndërruar rrugët në përrenj të furishëm e të mbushur me mbeturina që merrnin përpara makina e shkatërronin shtëpi.
Sipas autoriteteve, në shtetin e Nordrhein-Westfalen-it, kanë humbur jetën të paktën 30 vetë, ndërsa 28 viktima janë njoftuar në shtetin Rhineland-Palatinate në jug të Gjermanisë.
Autoritetet kanë evakuuar me qindra banorë të tjerë, ndërsa nuk kanë munguar dhe ndërhyrjet nga ajri me helikopter. Media belge njoftoi tetë vdekje në këtë vend.
Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu tronditjen e saj rreth përmasës së përmbytjeve dhe numrit të viktimave. Ajo tha se do të bëhej gjithçka që ishte e mundur për të gjetur personat e zhdukur.
revista.one/