(VIDEO) Përplasi 26-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu në Tiranë

(VIDEO) Përplasi 26-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu në Tiranë

January 31, 2022 0

Një 24-vjeçar i identifikuar me inicialet A.T., është arrestuar nga policia e Tiranës pasi përplasi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

I riu i identifikuar me inicialet A.T., akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” pasi në rrugën “Shahin Doçi”, ka aksidentuar shtetasen K. S., 26 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, për të fshehur automjetin.

26-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. revista.one/