Përplasi për vdekje shpërndarësin e picave, 21-vjeçari shqiptar ia mbath por pendohet, policia greke e arreston (VIDEO)

Përplasi për vdekje shpërndarësin e picave, 21-vjeçari shqiptar ia mbath por pendohet, policia greke e arreston (VIDEO)

October 31, 2021 0

Një 21 -vjeçar i cili sipas mediave greke është shqiptar, ka rënë në prangat e policisë në Selanik pasi akuzohet se përplasi për vdekje një person.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në kryqëzimin e rrugëve “G. Papandreu”, ku viktimë mbeti babai i dy fëmijëve, 47-vjeçari Dimitris Asimakis.

Raportohet se 21-vjeçari udhëtonte me një shpejtësi tepër të madhe ku në një kryqëzim ka përplasur për vdekje 47-vjeçarin i cili po lëvizte me një motor. Viktima punonte si shpërndarës ushqimesh “delivary”.

Sipas mediave greke, shqiptar fillimisht është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes ndërsa më pas është rikthyer ku edhe i janë vënë prangat nga policia greke.

revista.one/