Përplasja e Oltës me Gentin, banorët e BB ndahen në dy grupe
January 8, 2023Debati i fortë mes Gentit dhe Oltës ka përfshirë sërish në një debat të gjithë banorët pas transmetimit të një klipi me momentet kryesore nga debati i tyre.
Olta: Doja batutën se ndryshe nuk kam çfarë them. Por meqë nuk e transmetuat merret me mend se çfarë ka thënë.
Armaldo: Unë isha aty, në debatin që u bë për fjalën që tha Genti dhe debatin më pas. Unë kam folur me Gentin pas debatit se ai është familjar. Genti ti shprehe një fjalë dhe në ndërgjegjen tënde ishte në kontekstin e lojës, kurse Olta është ndjerë e fyer. E mira ishte që të kërkohej falje siç u bë.
Genti: Është e njëjta skemë, që përdor Olta më të gjithë. Edhe ngritja në detyrë e Amosit u përdor në këtë gjë. Për fjalën që thashë konotacioni ishte tjetër se di si e merr dhe ajo manipulon.
Olta: Sa do e turpshme …
Genti: Turpin po e bën ti!
Olta: Unë nuk u revoltova kot! Të flasësh me konotacion seksist, natyrisht që u preka.
Mikela: Mua më ka bërë çudi maestro, thoshte se Genti kishte të drejtë, pastaj ulej me Oltën dhe thoshte ka ajo të drejtë.
Armaldo: Mos gënje ! Pse duhet të marrim vëmendje për hiç gjë!
Kristi: Konkuzioni është se palët kanë pasur shumë përplasje më herët, mënyra se si komunikojnë nuk shkon. Olta zmadhon përshembull, i keqkupton. Kurse Genti e përcjell keq mesazhin.
Genti: Unë të erdha të kërkova ndjesë, ti e ke bërë? Jo! Ti vazhdon!
Olta: Është krejt mënyrë tjetër të qash veçmas, dhe tjetër të vijnë banorët të më pyesnin, i vlerësoj.
Luizi: Olta e ka bërë dramë, e kuptoni çfarë ka bërë, kapa Amosin thotë, vije te unë do kisha qesh me lot! Ti nuk më merr dot për budall, ti ke bërë vajzën e huaj të dalë prej shtëpisë! Ti je nona e manipulimit, e ekzagjërimit.
Genti: Unë jam 50 vjeç, kam 3 fëmijë, kërkoj prapë ndjesë , por unë ju përgjigja batutës.
Zhaklina: kam parë dy aktorë në dramë. Unë mendoj si Kristi të dy kanë fajet e tyre. Nuk mund ta gjejmë një të vërtetë absolute, se Genti thotë nuk është ai konteksti dhe Olta thotë që sido që të jetë konteksti unë jam ndjerë e ofenduar.