Reagon mamaja e Ledianit: Pse qëndrova e mërzitur gjatë natës finale të DWTS

Reagon mamaja e Ledianit: Pse qëndrova e mërzitur gjatë natës finale të DWTS

January 7, 2023 0

Gjatë natës finale në skenën e “DWTS” ishte edhe e ëma e Ledianit, e cila u duk se bëri një reagim që u mor si kundër partneres së djalit të saj.

Së fundmi, Domenika Ndreca, mamaja e balerinit Ledian Agalliaj ka reaguar për herë të parë për lidhjen e djalit të saj me këngëtaren Elhaida Dani.

Në një prononcim për “Vip Magazine” ajo ka shpjeguar edhe reagimin e saj gjatë natës finale të “DWTS”.

Nëna e balerinit shprehet se ajo reagoi në atë mënyrë për shkak të padrejtësisë që ju bë Elhaidës, e cila sipas saj e meritonte fitoren.

“Nuk është e vërtetë, reagimi ishte te padrejtësia që iu bë Elhaidës se ajo kërceu shumë bukur, e meritonte të fitonte. Elhaidën e puth fort”.

revista.one/