“Për’Puthen” ka skenar? Flet Fatjoni dhe Bora

“Për’Puthen” ka skenar? Flet Fatjoni dhe Bora

March 12, 2021 0

A ka pasur skenar në “Për’puthen”?- e pyet dikush, ndërsa Fation Kuqari ia kthen:

“Absolutisht që jo. Mund të japin sugjerime si çdokush, por skenar jo.”- shkroi ish-konkurrenti.
Bora Zemani, e pyetur nga Eno Popi, nëse Për’puthen është një program i improvizuar, Bora u step për një moment dhe tha se ajo vetë ka një skaletë referuese.
“Unë kam një skaletë ku duhet të referohem për pjesët që do jepen, por në shumë momente dal nga skaleta…”, tha Bora.
Ndërsa, autorja e programit, Olsa Muhameti, ka debatuar shpesh me konkurrentët e larguar, të cilët deklaronin se gjithçka ka një skenar.