Pesë milionë klikime për këngën e re të Dua Lipës me reperin e ndjerë Pop Smoke

Pesë milionë klikime për këngën e re të Dua Lipës me reperin e ndjerë Pop Smoke

August 9, 2021 0

“Demeanor” titullohet kënga të cilën Dua Lipa e ka sjell në bashkëpunim me rap-artistin e ndjerë, Pop Smoke.

Projekti është pjesë e albumit të tij të ri të quajtur “Faith”, i cili njëherësh është lansuar pas vdekjes së tij dhe është aktiv që nga 16 korriku.

Kënga, e publikuar saktësisht më 29 korrik, u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime.

E lumtur për këtë sukses, ylli nga Kosova ka ndarë disa imazhe nga prapaskenat e klipit dhe shtoi: “Mbi 5 milionë klikime për Demeanor. Faleminderit”.

Reperi 20 vjeçar u qëllua dhe mbeti i vdekur në shkurt të vitit të kaluar, pasi gjashtë burra të maskuar hynë në shtëpinë e tij në Hollywood Hills.

Motivi për të shtënat nuk ishte përcaktuar dhe është akoma e paqartë nëse ishte një sulm i synuar apo i rastësishëm.

revista.one/