Pianoja antike e vjedhur në Konservatorin e Parmës përfundon në dyqanin e veglave muzikore në Vorë

Pianoja antike e vjedhur në Konservatorin e Parmës përfundon në dyqanin e veglave muzikore në Vorë

July 27, 2022 0

E vjedhur në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës në Itali, një piano antike e cila soll në Shqipëri me shpresën për tu shitur, iu dorëzua dje autoriteteve italiane. ‘Clavikorda’ e shekullit të XVIII, pjesë e trashëgimisë italiane, u gjet në një dyqan instrumentesh muzikore në Shqipëri. Ky objekt me vlera të rralla kulturore e historike është vjedhur në Itali në 2015 dhe tre vite më pas do të mbërrinte në qytetin e Vorës në Shqipëri.

Dy të rinj rezulton se e kanë dërguar për ta shitur tek një dyqan veglash muzikore në Vorë në pronësi të Gëzim Haxhiut. I kërkuan pronarit ta blejë për një shumë që do ta vendoste vetë ai, pa e ditur se në duar kishin një thesar të pasurisë kulturore italiane. Pasi Gëzim Haxhiu verifikoi në internet dhe kuptoi se bëhej fjalë për objektin e vjedhur në Parma, i ka kërkuar të rinjve ta dërgojnë në polici. Përballur me refuzimin e tyre u dha në këmbim dy bokse muzike duke mbajtur pianon dhe duke njoftuar njëkohësisht policinë italiane dhe atë shqiptare.

Objekti që falë pronarit të dyqanit në Vorë arriti në duart e shtetit, këtë të martë, iu dorëzuaa palës italiane, përkatësisht komandantit të karabinerisë për trashëgiminë kulturore Roberto Riccardi i cili për koicidencë rezulton se është arbëresh.

“Jam i lumtur që të jem këtu sot me ju, falënderoj ministrinë e Drejtorisë dhe të Kulturës Italiane. Jam shumë i lumtur dhe për një arsye tjetër. Krahas faktit të marrjes në dorëzim të një objekti me rëndësi të madhe kulturore, por edhe për faktin se jam shqiptar me zemër.”- tha Riccardi.

Ky objekt i rrallë me një vlerë tregu 30-50 mijë euro është i dyti që Shqipëria i kthen Italisë pasi disa muaj më parë ka kthyer edhe një medalje para-olimpike të gjetur në një dyqan të sendeve antike pranë Pazarit të Ri në Tiranë.

Hetimet për të zbuluar personat që e vodhën pianon në 2015-ën në Parma janë ende të hapura nga autoritetet italiane, në bashkëpunim me ato shqiptare.

Vjedhja ndodhi në Konservatorin ‘Arrido Boito’ në Parma më 5 janar të vitit 2015. Ata që rihapën institutin pas disa ditësh mbyllje, kuptuan se mungonin dy instrumente muzikorë: një klavikordë e çmuar e gjysmës së parë të shekullit XVIII dhe një ‘viola da gamba’ e bërë në kohët moderne, një kopje e një instrumenti të lashtë.

Vlerë historike kishte ‘klavikorda’ e shek.. të XVIII, pjsë e Koleksionit ‘Laura Alvini’, një koleksion instumentash të lashta me tastierë që i përkisnin pianistite e njohur milaneze, e cila vdiq në janar 2005.

Hajdutët pasi kanë thyer xhamin në një klasë tjetër të konservatorit (salla 25), kanë hyrë në sallën ‘Aula Alvini’ nga dritarja e banjës ngjitur, e cila është gjetur e hapur dhe me xham të thyer. Nga sa ishte konstatuar, alarmi ishte prishur.

revista.one/