Pikturë në pandemi, Helidon Haliti rikthehet me “Jeta vazhdon”

Pikturë në pandemi, Helidon Haliti rikthehet me “Jeta vazhdon”

April 2, 2021 0

Piktori Helidon Haliti pas 9 vitesh shfaqet para publikut me ekspozitën vetjake.

Portrete, autoportrete dhe veshë janë kryefjala e ekspozitës “Still Life”.

Janë mbi 60 vepra arti të ndara në disa dhoma në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Ekspozita vetjake e Helidon Halitit, “Still a Life”, një zhytje në ëndrrat e dëshirat e transformuara në penelata. “Në tërësinë e veprave të artit bashkëkohor ndikimi i ëndrrës mbetet një fenomen, i cili padyshim është përkthyer në fenomenologjinë e vetë këtij arti, një luajalitet i ndërsjellë midis imagjinatës njerëzore dhe krijimit konkret. Marrëdhënie kjo, e cila i jep përparësi në krijimin e një vepre artistike bashkëkohore, është të shprehi koncepte që stimulojnë intelektin. Në këtë rast, kur tentojmë të lexojmë apo deshifrojmë ëndrrën/ëndrrat, intelekti i stimuluar shndërrohet në një imazh të caktuar, ashtu sikurse ndodh edhe në pikturën e Helidon Halitit. Një artist, i cili imazhet që krijon duken sikur vijnë nga një hapësirë tjetër mendore, pikërisht përtej asaj që ne të tjerët arrijmë të perceptojmë në realitet […] – ai përmes ëndrrës filtron ndjesitë e tij, duke thyer në këtë mënyrë pamjen tonë konvencionale të gjërave… Një  ekspozitë, e cila rrugëton nëpër shtigjet ndjesore brenda qenies së artistit, ku ai falë pikturës ka arritur të shpërfaqë jo vetëm botë e tij shpirtërore, por dhe të reflektojë mbi të përditshmen që e rrethon.”, shkruan kuratori i saj, doktor Oltsen Gripshi.

Ekspozita u hap për publikun pasditen e 1 prillit dhe do të qëndrojë e hapur për 10 ditë.

/revista.one/