Pirro Dhima shfaqet në varreza për të përcjellë nënën, ja reagimi i tij

Pirro Dhima shfaqet në varreza për të përcjellë nënën, ja reagimi i tij

October 2, 2021 0

Lefterie Dhima, nëna e sportistit dhe peshëngritësit Pirro Dhima, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Ajo u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm, në oborrin e shtëpisë së saj, dhe sipas Policisë dyshohej se kishte 4 ditë që kishte vdekur.

75 vjeçarja jetonte e vetme në Himarë.

Sot, ajo është përcjellë për në banesën e fundit dhe mes shumë miqve dhe familjarëve, atje është parë dhe djali i saj Pirro Dhima. Reagimet ndaj këtij të fundit dje kanë qenë të forta, për shkak se thuhet se e kishte lënë nënën të jetonte e vetme.

Vetë Pirro Dhima në një reagim të shkurtër, ka thënë se donte ta merrte nënën në Amerikë bashkë me vëllanë tjetër, por ajo nuk kishte pranuar. 

Gazetarja Afroviti Hysaj që ishte në vendngjarje shkruan reagimin e mëposhtëm:

“Unë nuk e di cfarë Pirro Dhima ka bërë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe ju lutem, dua ta lë për një moment këtë çështje.
Ajo që di është që nuk ka fëmijë që nuk vritet nga ikja e nënës.
Ai e la nënën vetëm… Kush nga ne nuk e ka bërë?
A e dini që në të gjithë fshatrat, e bregut, e lumit, e Vlorës, e të gjithë Shqipërisë… jetojnë të moshuar të vetmuar?
Vdekja e nënës së Pirros, sado i lig qoftë ky, duhet të na shërbejë mësim për prindërit tanë”.

Të afërmit kanë folur për Fax News dhe janë shprehur se 75 vjeçarja ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe kishte bërë të dyja vaksinat. Madje, ata janë shprehur se djali i vogël kishte shkuar në Himarë për ta merrte me vete, por kishte thënë se do të ziente më parë rakinë.

“- Nëna e Pirro Dhimës ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Para 1 muaji ka qenë në Himarë djali i vogël. I ka kërkuar ta marr me vete, por Nëna i ka thënë që do digjte një herë rakinë. Kishte bërë dhe vaksinat të dyja së fundmi.”

“- Zonjën e kisha kushërirë. Me shëndet kishte ca sëmundje si të pleqërisë. E kishte bërë vaksinën. Ishte vetëm. Nga zemra iku, pati infarkt. Të gjithë vetëm jemi.”

“- Kam tre fëmijë, jam me diabet, me të gjitha sëmundjet. Vetëm jetojmë me burrin. Të martën ishte me mua në darkë. Më tha do vij prapë. Të vish i thashë. Ishte goxha zonjë. Dy djem ka, njërin e kishte në amerikë po shyqyr u ndodh në Athinë. Mëe fëmijë dhe pa fëmijë ja kshu do vdesim të gjithë, të jemi mirë. Kur nuk i ke fëmijët nuk je mirë.”

revista.one/