Plaçido Domingo dhe Ermonela Jaho koncert në Tiranë në Teatrin e Operas

Plaçido Domingo dhe Ermonela Jaho koncert në Tiranë në Teatrin e Operas

September 12, 2021 0

Paçido Domingo dhe Ermonela Jaho do të marrin pjesë në “Grand Gala- Hapja e TKOB” më 15 shtator, në Tiranë.

Koncert i madh celebrues me rastin e 65-vjetorit të këtij teatri, do të mbahet me pjësmarrjen e trupave të TKOB, si dhe artistëve më të mirë shqiptarë të operas, baletit, instrumentit. Ky koncert shënohet me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të artistit më përfaqësues të historisë së sotme të operistikës botërore, Placido Domingo.

Po ashtu, me përfaqësuesen më të denjë ndërkombetarisht, të intepretimit operistik shqiptar, Ermonela Jaho. Në koncert do të jenë edhe solistët yje të TKOB, si: Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Eva Golemi, Armando Likaj, etj.

Programi është i bazuar në titujt e shfaqeve më të mira të historisë së teatrit dhe produksionet e TKOB në katër vitet e fundit të cilat janë pjesë të repertorit klasik më të njohur nga e gjithë audienca.

Këto tituj do të prezantohen duke u mbështetur në kronologjinë historike të shfaqjeve te tyre në skenën e teatrit tonë.

Pas 5 vite mbyllje, më më fund, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të hapë dyert me 15 shtator përmes një sërë aktivitetesh celebruese 

revista.one/