Plas keq mes Stresit dhe menaxherit të “Babastars”, kush ka blerë më shumë klikime
July 7, 2021Në kënglen e re “Po foli i fundit”, Stresi hodhi thumba dhe për liderin e “Babastars”, Getoar Selimin.
“Marre nuk tvjen i thu vetit ma i madhi nven
I dole Ledrit deshmitar ngjyq tash pse be po rren
E ju k*** e tina
Mos tju shof neper bina
Lejeni hip hopin e keni dh*
Ma e forta Doruntina”, shprehet Stresi në këngë dhe të gjithë e përkthyen si një diss për Getoarin.
Për këtë ka ka reaguar menaxheri i “Babastars”, Dekorimi. Ai shprehet se reperi nuk ka bërë asgjë gjatë 20 viteve karrierë, përveçse ka blerë klikimet për t’i bërë këngët e tij të duken të suksesshme.
Stresi u përgjigj se mjafton të pyes labelin “ThreeDots” për të mësuar për sukseset në karrierën e tij. Gjithashtu reperi shkruan se në fakt ka qenë “Babastars” që e ka hapur lojën e blerjeve të klikimeve.
“Të kallxon familja e madhe 3dots prej kur kam dhez unë dhe nuk shuhem kurrë. Ahhh harrova të them që zippo nuk shuhet kurse ju jeni përdorimsa hahahaha. Harrova të them se ju e keni shpik blerjen e klikimeve”, shkruan Stresi në reagimin e tij.
revista.one/