Foto e ditës/ Dafina Zeqiri e nxjerr shqiponjën jashtë për fansat

Foto e ditës/ Dafina Zeqiri e nxjerr shqiponjën jashtë për fansat

July 7, 2021 0

Këngëtarja Dafina Zeqiri publikon për ndjekësit e saj në InstaStory një imazh mjaft provokues, ku shfaqej duke xhiruar veten para pasqyrës.

Ajo kishte të veshur një sako të zezë, pa reçipeta, duke bërë që dekolteja e saj e hapur të vihej në pah.

Në të njëjtën kohë, Zeqiri vuri në pah edhe tatuazhin e saj të realizuar në gjoks, i cili është një shqiponjë dhe figurë gjeometrike e përbërë prej disa trekëndëshave.

Ndërkohë, këngët e saj “Japa” dhe “Pa ty” në bashkëpunim me Mumën dhe Cricket, janë aktualisht ndër këngët më të dëgjuara verore.

Ajo është duke shijuar një verë plot me koncert dhe performanca në pishina apo vende bregdetare.