Plas në Për’puthen, Mikela godet me shuplakë Erionin në mes të takimit

Plas në Për’puthen, Mikela godet me shuplakë Erionin në mes të takimit

January 13, 2022 0

Sot në “Për’puthen” ishte takimi midis Anës dhe Kristos, takim të cilën Ana e konsideroi të dështuar, pasi Kristo i duket shumë i ngurtë.

Nga ana tjetër mesa duket Ana ka pasur afrimitete shumë të mëdha me Erionin në prapaskena dhe duket se ai i është afruar asaj që kur mori vesh se ajo do bëhej përsëri pjesë e emisionit.

Pasi u transmetuan pamjet e nxehta të Anës dhe Erionit në prapaskenë, ku dukeshin sikur po bëheshin gati për të shkëmbyer puthje, Mikela u acarua shumë.

Sapo do të fillonte takimi 4 minutësh i Anës me Erionin për të sqaruar afrimitetin, Mikela u ngrit në këmbë.

Para se të linte studion, Mikela e goditi me shuplakë dhe ia la mikrofonin aty.

Për disa caste, Erioni nuk reagoi por Ana e nxiti që ti shkonte mbrapa për ta qetësuar për hir të afrimitetit që kanë pasur.

Ana shprehu se ka interes për Erionin e se sigurisht që do të dalë në takim me të. Nga ana tjetër Arjani i tha Anës se fakti se i tha Erionit të shkoj pas Mikelës është hipokrizi.Atij gjithashtu iu duk e pakuptimtë takimi 4 minutësh kur ata kanë pasur shumë afrimitet në backstage. revista.one/