Plasin intrigat në “Për’puthen”, Juli akuzon Sindin për skenar dhe nxjerr një video
April 16, 2021Perplasja ne “Per’puthen” mes Julit dhe Sindit ka vazhduar edhe sot, por ne rrjetet sociale. Reagimi nga ana e Julit ka ardhur sërish per videon për të cilën u hap debati.
“Do ju jap një sqarim të vogël për skenarin e parapërgatitur të Sindit që ndodhi sot. Ju lutem, shikoni njëherë videon e pacensuruar, pa “pip” që dha emisioni. Shihni çfarë thashë fiks dhe pastaj do të ju them së çfarë ndodhi në emision”, ka sqaruar Juli. Më pas ai ka shfaqur videon.
Sipas tij, Sindi e kishte parapërgatitur këtë gjë me skenar që ta nxirrte keq Julin.
“Siç e patë dhe vetë, unë nuk kam dalë as të shaj njeri dhe as t’i bie njeriu në qafë. Dola atje, e thashë për telefonin. Ne te vërtetë, me Sindin nuk dua të dal “live” në Instagram. Më mirë e hedh telefonin nga dritarja sesa dal me të “live”. Gjithsesi nuk e shava nga familja, siç thotë ajo.
Filloi me skenarin e saj që e ka përgatitur tre ditë rresht. Sindi kishte ardhur me një qëllim të qartë që të viktimizohet. Po të doja ta shaja, e beja tek për tek. Dhe ja ku isha prapë në emision atje dhe do i thoja: Shiko unë kam këtë gjë me ty.
Nuk e di si qau. Mbase qarkullon me qepë më vete në emision, por e gjitha ishte skenar i saj. Të gjithë menduan se e shava gocën vetëm se ajo qau. S’kam asgjë me Sindin, përkundrazi isha nisur që të bëja një afrimitet, të paktën shoqëror. Ajo ka dy muaj, që kur ia thashë atë muhabetin e vajit, që do të më dalë kundra, që të më nxjerrë mua keq”, shprehet Juli.
Nje dite me pare
Ne emisionin “Per’puthen” Sindi ju kërkoi të gjithëve që të mos e prekin tek familja. Ndonëse ajo kërkoi që Juli të shprehte ndjesë të paktën për familjen e saj, ai nuk e bëri këtë gjë. Ndaj, ajo e la mikrofonin dhe u largua e përlotur.
Nje muaj me pare
Nje muaj me pare Sindi dhe Juli u pezulluan nga programi, pasi u gjenden ne nje situate si kjo e mbremshmja.
Sindi dhe Juli u përfshinë në një debat pas një komenti te Julit. Ai u shpreh se mamaja i kishte thënë se Sindi është si vaj Borshi “ekstra i virgjer”.