Qytetari ndihmon Bashën duke i mbrojtur kokën, ja cfarë i ndodh (video)

Qytetari ndihmon Bashën duke i mbrojtur kokën, ja cfarë i ndodh (video)

April 16, 2021 0

Bodigardet jane pjese e pandare e fushates se lidereve te partive. Ndonjehere zelli i tyre eshte i tepruar dhe rrezikon të shkaktojë pakenaqesi tek militantët që i afrohen kryetarit. Keshtu ndodhi dje, kur Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillonte një takim me banorët e Kombinatit. Basha shumë prej tyre i vizitoi në shtëpi.

Teksa dilte nga një pallat, një prej qytetarëve të ndodhur aty i preku kokën duke ia ulur, në mënyrë që të mos i zinte në mur, pra për ta ndihmuar.

Por në atë moment, truproja e Bashës ka reaguar ashpër ndaj qytetarit, duke e urdhëruar të hiqte dorën menjëherë.

 “Hiqe dorën more, mos prek më me dorë mor burrë”, dëgjohet në video. /revista.one/