Po ikën Covid! 38 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Po ikën Covid! 38 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

May 3, 2021 0

38 raste të reja dhe 2 humbje jete nga Covid -19, në 24 orët e fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1,762 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 38 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç kanë humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë. Kështu, numrin i të shëruarve shkon në 111,792 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë. 10 veta janë në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin. Po ashtu, edhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (03 Maj 2021)

Raste të reja ditore        38

Të shëruar në 24 orë      872

Të shtruar në spitale      123

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore                1,762

Testime totale             641,968

Raste pozitive             131,276

Raste të shëruara       111,792

Raste Aktive                 17,085

Humbje jete                  2,399