Po vinte nga Austria në Kosovë, i riu vdes në aksident automobilistik

Po vinte nga Austria në Kosovë, i riu vdes në aksident automobilistik

January 16, 2022 0

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Hungari. I riu nga Kosova jetonte në Graz të Austrisë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Kastriot Ajvazi, daja i të ndjerit.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ndërsa po kthehej nga Grazi i Austrisë, për në Kosovë ka pësuar aksdientin fatal.

“Me hidhërim te madh ju njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak te një aksidenti fatal me makinë, të nipit tim Liridonit”.

“Liridoni ishte duke u kthyer ne Kosovë, por për fat te keq aksidenti i natës së mbrëmshme i mori jetën në moshë fare të re”, thuhet në njoftimin e dajës së viktimës.

Ndërkaq, viktima kishte publikuar edhe video story në llogarinë e tij në Facebook, teksa po shkonte në Kosovë, duke treguar edhe vendndodhjen.

revista.one/